SHBA, shtohen 271 mijë vende të reja pune
Washington, 8 nëntor - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pati një rritje të madhe të vendeve të punës gjatë muajit tetor.
Departamenti i Punës njoftoi se u shtuan 271 mijë vende të reja pune dhe kjo e çoi shifrën e papunësisë në 5 për qind. Ky është niveli më i ulët në shtatë vjetët e fundit.
Vende pune u shtuan në sektorët e ndërtimit, shërbimit shëndetësor dhe shitjeve nme pakicë.
Eskpertët thonë se ky ishte ritmi më i shpejtë i shtimit të numrit të vendeve të punës që nga viti 2009.
Por ekonomistët parashikojnë se kjo do të sjellë fundin e interesave të ulëta bankare në ekonominë amerikane.
Ata parashikojnë se që deri nga mesi i vitit 2016, shifra e papunësisë të bjerë nën nivelin 5 për qind.