SHBA, shtohen 192,000 vende pune
Washington, 5 prill - Punëdhënësit amerikanë shtuan 192,000 vende pune në mars, një shenjë pozitive për ekonominë amerikane pas një dimri të ftohtë të pazakontë me dëborë që ngadalësoi rritjen.
Shifrat e publikuara sot nga Departamenti Amerikan i Punës, është pak më pak sesa shifra e rishikuar për vendet e punës që u shtuan në shkurt (197,000).
Shifrat e rishikuara qeveritare tregojnë se punëdhënësit shtuan 37 mijë më shumë vende pune në shkurt dhe janar sesa çu njoftua më parë.
Edhe me rritjen e vendeve të punës në mars, niveli i papunësisë mbetet i pandryshuar në 6 presje 7 përqind, me 10,5 milionë amerikanë të papunë.
Niveli i papunësisë ka ardhur duke u zvogëluar në mënyrë konstante gjatë katër vjetëve të fundit, me ekonominë më të madhe të botës që po përpiqet të mëkëmbet nga recesioni më i rëndë që nga periudha e Depresionit të Madh në vitet 1930.