16 Janar 2025

SHBA shmang krizën fiskale

Washington, 1 janar - Senati i Shteteve të Bashkuara ka kaluar legjislacionin, i cili bllokon rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve – që ndryshe njihen si tatëpjetë fiskale.

Ligjvënësit kanë votuar masën me 89 vota për dhe 8 kundër, pas mesnatës së Vitit të Ri. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë para së mërkurës.

Më herët, Shtëpia e Bardhë dhe kongresistët republikanë kanë arritur marrëveshje për të vazhduar shkurtimet e taksave për të ardhurat e familjeve nën 450,000 dollarë, si dhe për të shtyrë shkurtimet e planifikuara të shpenzimeve në programet ushtarake dhe të brendshme për dy muaj.

Marrëveshja i mundëson Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve që të rimblidhen, para se të nisin raundin e ri të bisedimeve rreth asaj se si të ulen shpenzimet e qeverisë, për të frenuar deficitin buxhetor.

Shkurtimet e taksave datojnë që nga koha e administratës Bush

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)