SHBA, shkalla e papunësisë ka mbetur në 8.3 për qind
Washington, 12 mars - Departamenti amerikan i Punës ka bërë të ditur se shkalla e papunësisë në SHBA ka mbetur në 8.3 për qind edhe gjatë muajit shkurt.
Gjatë një organizimi për rritjen e fondeve në Teksas, presidenti Barak Obama, megjithatë, tha se rritja prej 227 mijë vendeve të punës në muajin shkurt është dëshmi, se ekonomia amerikane po vazhdon të rimëkëmbet nga ndikimi i krizës globale financiare.
Ekonomia thuhet se po sfidon rëndë Obamën, i cili do të kandidojë edhe për një mandat presidenciale në zgjedhjet e nëntorit.