SHBA shënon rritje më te mirë ekonomike në 3 mujorin e dytë
Washington, 30 shtator - Qeveria amerikane thotë se, gjatë 3-mujorit të dytë të vitit, ekonomia e vendit u zhvillua me një rritëm pak më të shpejtë se sa parashikimet, por ende jo me rritmin e duhur për të ulur papunësinë e lartë në vend.
Qeveria njoftoi sot se ekonomia e vendit u rrit në periudhën prill-qershor me 1.3 për qind, krahasuar me parashikimet prej 1 për qind.
Për 6-mujorin e parë të vitit ekonomia u rrit me 0.9 për qind, 6-mujori më i dobët që prej përfundimit të recesionit zyrtarisht para më shumë se 2 vjetësh.
Kompanitë amerikane kanë nguruar të marrin njerëz në punë, duke bërë që në vend të ketë rreth 14 milion të papunë.