SHBA: Senati miraton fondet për financimin e qeverisë federale
Washington, 23 shtator - Senati amerikan miratoi sot fondet për financimin e qeverisë federale për gjashtë muajt e ardhshëm, duke shmangur mundësinë e mbylljes së qeverisë në tetor.
Projekt-ligji duhet të marrë tani firmën e Presidenti Obama që të marrë formë zyrtare ligjore.
Senatori republikan Rand Paul nga shteti Kentaki u përpoq të pengonte miratimin e ligjit në Senat. Ai kërkonte që projekt-ligjit ti shtohej një amendament për ndërprerjen e ndihmave për Pakistanin, Egjiptin dhe Libinë.
Zoti Paul tha se synimi i tij ishte ti vinte senatorët e tjerë para përgjegjësisë në zonat e tyre elektorale, ku ti përgjigjeshin pyetjes përse ndihmojnë njerëz që djegin flamurin amerikan dhe shfaqin urrejtje për Amerikën.
Pjesa më e madhe e republikanëve votoi kundër amendamentit të Senatorit Paul.