16 Janar 2025

SHBA: Senati i lejon qeverisë federale të vazhdojë huamarrjen

Washington, 1 shkurt - Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar legjislacionin, i cili do t’i lejojë qeverisë federale të vazhdojë huamarrjen për katër muajt e ardhshëm.

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar masën javën e kaluar dhe presidenti Barack Obama pritet ta nënshkruajë në ligj.

Ai do të pezullojë kufirin e borxhit të vendit deri më 19 maj, duke i mundësuar qeverisë të vazhdojë huamarrjen e parave për të paguar faturat e saj.

Republikanët kanë kërcënuar se nuk do të mbështesin rritjen e tavanit të borxhit, derisa administrata Obama nuk mbështet shkurtime më të mëdha buxhetore.

Thesari amerikan ka thënë se kufiri aktual i borxhit në vlerë prej 16.4 trilionë dollarësh duhet të rritet deri në fund të shkurtit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)