SHBA: Sektori privat shënon 71 mijë vende pune në korrik
SHBA, 7 gusht - Punëdhënësit e sektorit privat amerikan kanë shtuar 71 mijë vende pune në korrik, duke lënë të kuptohet se tregu i punës dhe ekonomia amerikane në përgjithësi po e marrin veten ngadalë nga kriza.
Sipas një raporti të publikuar sot nga Departamenti i Punës, përqindja e papunësisë ka mbetur e pandryshuar, në shifrën 9,5%.
Presidenti Barak Obama e përshëndeti raportin, duke theksuar se korriku ishte muaji i shtatë gjatë të cilit shtoheshin vendet e punës në sektorin privat. Por, ai tha se përparimi duhet bërë më me shpejtësi.
Këshilltarja e tij, Kristina Romer tha se do të ketë sfida të shumta gjatë përmirësimit ekonomik të vendit.