16 Nëntor 2024

SHBA ruan përkohësisht normën bazë të interesit

Washington, 18 shtator - Rezerva Federale e ShBA-së (Fed) u shpreh të enjten se, duke pasur parasysh dobësinë e ekonomisë globale dhe vazhdimin e nivelit të ulët të inflacionit në ShBA, ka vendosur të ruajë përkohësisht normën bazë të interesit në nivelin e tanishëm.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së rregullt të politikave të saj monetare, Fed-i thekson se tani ekonomia amerikane dhe punësimi kanë pasur një rritje të moderuar dhe përqindja e papunësisë ka vijuar të ulet, por gjendja e tanishme ekonomike e financiare globale ka kufizuar veprimtarinë ekonomike, duke ushtruar trysni për uljen afatshkurtër të inflacionit.

Sipas Fed-it, pas përmirësimit të mëtejshëm të tregut të punës në ShBA dhe rritjes së inflacionit drejt objektivit 2%, do të jetë rasti i përshtatshëm për shtimin e përqindjes së interesit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)