SHBA: Rritja ekonomike bie në 2.2 qind për tre mujorin e parë
Washington, 28 prill - Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara u ngadalësua në tre muajt e parë të këtij viti, duke rënë në 2.2 për qind e llogaritur si mesatare vjetore.
Një raport i Departamentit të Tregtisë thotë se rritja ra në masën 0.8 deri në 1 përqind me ndërhyrjen e qeverisë për të shkurtuar shpenzimet dhe ndërkohë që importet tejkaluan eksportet.
Këto aspekte pozitive hodhën hije mbi ekonominë edhe pse pati një farë rritjeje në shpenzimet e konsumatorëve dhe disa përmirësime në sektorin e banesave.
Ekonomistët thonë se rritja mesatare prej 2.2 përqind për tremujorin e parë nuk është e mjaftueshme për të ulur papunësinë e cila aktualisht është në nivelin 8.2 për qind.