16 Janar 2025

SHBA, rritet përkohësisht kufiri i borxhit

Washington, 24 janar - Dhoma në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një draft për të zgjatur kufirin e borxhit të vendit deri në maj, duke shtyrë debatin për buxhetin me Shtëpinë e Bardhë.

Propozimi kaloi me 285 vota pro dhe 144 kundër dhe u kërkon ligjvënësve që të miratojnë një buxhet nga mesi i prillit, ose të heqin dorë nga rroga.

Lideri i shumicës në Senat, Harry Reid ka deklaruar se dhoma e lartë do të miratojë së shpejti draftin për kufirin e borxhit, për ta çuar më pas tek presidenti për aprovimin përfundimtar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney e cilësoi votimin si një “zhvillim të mirëpritur”. Administrata Obama deklaroi ditën e martë se presidenti nuk do të bllokonte një zgjatje afatshkurtër të kufirit të borxhit nëse kalonte në Kongres.

Departamenti amerikan i Thesarit po arrin kufirin prej 16.4 trilion dollarë dhe Kongresi duhet të lejojë që të merren hua më shumë para.

Drafti i miratuar të mërkurën zgjat autoritetin për borxhet federale deri më 18 maj. Republikanët i shtuan draftit një klauzolë për të mos lejuar ligjvënësit të marrin rrogat e tyre nëse nuk miratojnë një buxhet brenda datës 15 prill.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë miratuar një plan të plotë buxheti prej 4 vitesh, duke zgjedhur në vend të kësaj mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve qeveritare përmes disa afateve, i fundit i të cilëve skadon më 27 mars. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)