28 Prill 2024

SHBA, rritet papunësia në muajin gusht

Washington, 20 shtator - Shkalla e papunësisë në sektorin shtetëror në SHBA në muajin gusht është rritur, përderisa ekonomia ka pasur 54 000 vende pune të humbura.

Sipas raportit nga Sektori Amerikan i Punësimit, shkalla e papunësisë ka arritur në 9,6 për qind.

Numrat e vendeve të humbura të punës për ekonominë gjatë muajit gusht janë më shumë se 100 000 punonjës të përkohshëm, të cilët ishin të punësuar për realizimin e regjistrimit dhe që e humbën punën kur detyra e tyre përfundoi.

Disa ekonomistë thonë se kjo do të thotë që për marrjen e të dhënave më të sakta duhet të shikohet vetëm sektori privat në ekonomi, ku janë shtuar 67 000 vende pune.

Por gjithsesi Sektori Amerikan i Punësimit parashikon se kjo shifër do të ketë ulje gjatë muajve të parë vjeshtës.

Pritet që rregullimi i infrastrukturës rrugore të rregullojë bilancet e të papunë në SHBA, në shtetin më të fuqishëm të globit në fushën e ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)