SHBA: Rritet numri i të papunëve të regjistruar për asistencë
Washington, 15 tetor - Numri i të papunëve që janë regjistruar për asistencë u rrit me 13 mijë javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara.
Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës tregon se numri i atyre që kërkojnë asistencë për herë të parë u rrit me 462 mijë në të gjithë vendin.
Disa ekonomistë thonë se shkurtimet e vazhdueshme të punës tregojnë se papunësia në Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të mbetet mbi 9 për qind për ca kohë.
Tregu i dobët i punës rrit mundësinë që banka qendrore amerikane të vazhdojë përpjekjet për të stimuluar ekonominë me norma të ulëta interesi dhe me një program për blerjen e bonove të thesarit.
Përpjekjet për stimulimin e ekonomisë mund të rrisin rrezikun e inflacionit, por një raport tjetër sot tregon se inflacioni në shitjet me shumicë ka qenë shumë i ulët në muajin gusht.