27 Prill 2025

SHBA, rritet numri i kërkesave për viza pune

Washington, 3 prill - Punëdhënësit amerikanë kanë parashtruar kërkesa për një raund të ri të vizave për punëtorët të huaj të kualifikuar me një ritëm të shpejtë, një shenjë se tregu i punës po përparon.

Kompanitë amerikane sponsorizojnë përvit deri në 65 mijë të huaj me të paktën diplomë universitare për të plotësuar vende pune në pjesën më të madhe në sektorin e teknologjisë, si dhe 20 mijë vende për ata që kanë kryer studime pasuniversitare.
 
Agjencia qeveritare për Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit hapi dritaren të hënën për viza H-1B duke filluar nga tetori.

Por shtoi se kuota prej 65 mijë vendesh mund të plotësohet deri në fund të kësaj jave, një ritëm i paparë që nga viti 2008, para fillimit të recesionit më të rëndë ekonomik në Shtetet e Bashkuara në disa dekada.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)