SHBA, rritet numri i kërkesave për asistencë sociale
Uashington, 7 maj - Numri i të papunëve në SHBA është rritur. Javën e kaluar numri i personave që aplikojnë për asistencë sociale u rrit me 17 mijë krahasuar me një javë më parë.
Por, qëndrueshmëria e tregut të punës është ruajtur në përgjithësi, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti amerikan i Punës më 5 maj.
Sipas të dhënave, javën e kaluar, numri i amerikanë që aplikuan për herë të parë për ndihmë papunësie arriti në 274 mijë. Deri më 23 prill, numri i personave që merrnin ndihmë ishte 2.121 milionë, 8 mijë më pak se java paraardhëse.
Sipas Departamentit të Punës, deri në javën e kaluar, numri i personave që kërkuan për herë të parë asistencë është ruajtur në nivelin e shëndetshëm \"nën 300 mijë\" për 61 javë radhazi, periudha më e gjatë pas vitit 1973.