SHBA, rriten shpenzimet për zgjedhjet presidenciale
Washington, 24 maj - Në zgjedhjet presidenciale dhe për në Kongres të vitit 2012 sipas Komisionit Federal të Zgjedhjeve, u shpenzuan rreth 7 miliardë dollarë.
Vlerësimet për shpenzimet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë edhe më të mëdha, duke patur parasysh vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit të kaluar, që ja bën më të lehtë individëve dhe grupeve të dhurojnë fonde për zgjedhjet.
Por grupet e pavarura, thonë se donacionet e tepërta po ashtu shtojnë mundësinë për korrupsion. Njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Uashington, Jim Malone:
Presidenti Barack Obama duke bërë betimin për një mandat të dytë pas zgjedhjeve më të kushtueshme në historinë e Shteteve të Bashkuara:
Më shumë para se kurrë po shpenzohen, pjesërisht falë vendimeve të kohëve të fundit të Gjykatës së Lartë, që i kanë zgjeruar të drejtat e amerikanëve për të bërë donacione të mëdha për kandidatët dhe partitë që u pëlqejnë.
Por më shumë para po ashtu do të thotë rrezik më i madh për korrupsion, thotë Sheila Krumholz, e Qendrës për Politika Përgjegjëse.
Shpenzimet për fushatën, vetëm për reklama televizive për zgjedhjet për në Kongres të këtij viti, pritet të shkojnë në $2.5 miliardë dollarë.