SHBA: Rriten çmimet e mallrave të konsumit gjatë muajit gusht
Washington, 18 shtator - Çmimet e mallrave të konsumit në Shtetet e Bashkuara u rritën gjatë muajit gusht, ndërsa pesimizmi i konsumatorëve u rrit në shtator.
Një raport nga Universiteti i Miçiganit dhe Rojters që doli sot, tregon se besimi i konsumatorëve u dobësua në shtator.
Rënia e besimit të konsumatorëve dhe papunësia e lartë mund të sinjalizojë ngadalësimin e shpenzimit nga ana e blerësve, një faktor që motivon pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë një raport tjetër nga Departamenti i Punës tregon një rritje prej 0,3 % të çmimeve në muajin gusht.
Raporti sipas të cilit inflacioni ishte relativisht nën kontroll gjatë muajit gusht, do të thotë se banka qëndrore amerikane ndoshta do të mbajë të pandryshuara normat e interesit.
Zyrtarë të lartë të Rezervës Federale amerikane do të mblidhen në Uashington javën e ardhshme për të diskutuar mbi nivelet e interesit dhe çështje të tjera ekonomike.