07 Nëntor 2024

SHBA rrit normat e interesit për të tretën herë brenda vitit

Washington, 14 dhjetor - Rezerva Federale në SHBA (FED) rriti normën bazë të interesit për të tretën herë këtë vit, duke thënë se do të nisë reduktimin e zotërimeve të titujve të borxhit dhe instrumenteve të tjera.

Duke rritur normën bazë me 25 pikë bazë në segmentin 1-1.25%, Institucioni duket se ka larguar shqetësimet e fundit mbi ekonominë.

Komisioni Federal i Tregut të Hapur deklaroi se ekonomia ka vazhduar të fuqizohet, vendet e punës janë shtuar dhe bëri të ditur se rënia e fundit e inflacionit është e përkohshme.

Muajt e fundit, konsumi familjar ka shënuar rritje dhe investimet vazhdojnë të rriten. Ndërkohë, niveli i inflacionit është ulur në më pak se 2%, që është objektivi i FED-it.

Rritja e parë erdhi në dhjetor 2015 kur norma e interesit u rrit nga 0.25% në 0.50%. Norma e interesit u rrit nga 0.50% në 0.75% nga vendimi i Rezervës Federale të 14 dhjetorit 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)