SHBA, Rezerva federale mban të pandryshuar politikën monetare
Washington, 19 shtator - Rezerva Federale e SHBA-së (FED) njoftoi së fundi se do të vazhdojë politikat e saj monetare për lehtësimin kuantitativ dhe nuk do të pakësojë masat e raundit të 3-të të lehtësimit monetar.
Ky vendim është kundër parashikimeve të shumë investitorëve, të cilët parashikonin që FED-i do të pakësojë blerjen e bonove në 10-15 miliardë dollarë nga 85 miliardë dollarë amerikanë.
Pas krizës financiare që filloi në vitin 2008, për të parandaluar recesionin e 2-të ekonomik në SHBA, FED-i i drejtuar nga Ben Bernanke ka ulur normën e interesit të fondit federal në 0.25%, rekordi më i ulët historik, duke ndërmarrë 3 herë politikat monetare me lehtësimin kuatitativ.
Pas mbledhjes së Komitetit Federal për Tregun e Hapur të SHBA-së, FED-i njoftoi se do të vazhdojë politikën e mëparshme lehtësuese, duke lëshuar një sinjal të qartë për drejtimin e lehtësimit kuatitativ. Bernanke u shpreh në një konferencë për shtyp se gjendja e tanishme ekonomike në SHBA po përmirësohet.
\"Që nga muaji korrik, ekonomia amerikane në përgjithësi është rritur pak. Ndërkohë, tregu i punës ka pasur tendencën e përmirësimit,\" deklaroi shefi i FED-it.
Bernanke vuri në dukje gjithashtu se konsumi i qytetarëve amerikanë dhe investimet në pronat e paluajtshme janë duke e marrë veten, rritja e tregut të banesave është konsoliduar dhe perspektiva për inflacion afatgjatë është e qëndrueshme.
Por ai theksoi gjithashtu që kohët e fundit, interesi i kredive dhe hipotekëve vazhdojnë të rriten dhe politika fiskale ka penguar rritjen ekonomike. Krahas këtyre, papunësia akoma mbetet në një nivel të lartë dhe inflacioni është në nivelin e ulët.
\"Për shkak se papunësia ndodhet ende në nivel të lartë dhe inflacioni është poshtë 2%, që është synimi ynë, FED-i mori vendim që të vazhdojë politika monetare që përshtatet me ndryshimet,\" tha Bernanke.
FED-i njoftoi se për të nxitur punësimin dhe për të stabilizuar çmimin e mallrave, është e domosdoshme të mbahet norma e interesit në një nivel tepërt të ulët për një kohë të gjatë, pavarësisht rritjes së fuqishme ekonomike dhe ndalimit të planit të blerjes.
Në një gjendje, kur papunësia është mbi 6.5% dhe perspektiva për inflacion brenda 1-2 vitesh është nën 2.5%, FED-i do të mbajë normën e interesit federal në një nivel të ulët, brenda 0-0.25%.