29 Dhjetor 2024

SHBA, pushohet nga puna për shkak të bukurisë

SHBA, 4 qershor - Një amerikane 33 vjecare ka denoncuar kompaninë “Citygroup” për diskriminim pasi sipas saj, u pushua nga puna për shkak të bukurisë.

Nga ana tjetër, kompania ka reaguar duke thënë se pushimi u krye për shkak të rezultateve të dobëta në punë. Akuzën ndaj “Citygroup” e ka bërë avokati i shtetases Debrahlee Lorenzana, e cila rrëfen për revistën “Village Voice” punën si asistente.

Ajo u pushua nga puna në shtator të vitit 2008. Kolegët i bënë me dije se kjo masë erdhi për shkak të bukurisë së saj edhe pse fillimisht 33 vjecarja nuk u besoi këtyre fjalëve.

“Mos vish fustane shumë të shkurtër. Mos përdor këto këmisha”, ishin disa nga kërkesat që punëdhënësit i kanë bërë gjatë periudhës që ajo punonte në këtë firmë.

Drejtuesit e Citigroup mendonin se paraqitja e bukuroshes në punë, shkaktonte ngadalësim të ritmit, sidomos tek meshkujt.

Ndërkohë, Debrahlee mund të pretendojë një dëmshpërblim, por nëse gjykatësit vërtetojnë se ajo u shkarkua për shkak të formave trupore, shifra do të shtohej me shumë zero nga pas.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)