SHBA pritet të rris normën e interesit
Washington, 4 shkurt - Kryetarja e Bordit të Anëtarëve të Sistemit të Rezervës Federale të ShBA-së (FED Janet Yellen tha nëse ekonomia amerikane do të jetë në përputhje me parashikimin e FED-it, do të jetë e përshtatshme rritja e normës së interesit gjatë mbledhjes së marsit të FED-it.
Edhe analistët janë të mendimi se Rezerva Federale mund të rritë normën e interesit në mars.
Në fjalimin e mbajtur në Bordin Ekzekutiv të Çikagos, Yellen tha se sipas FED-it, përqindja e papunësisë është në nivel normal afat gjatë dhe përqindja e inflacionit, që është në kthim e sipër, po i afrohet me objektivit të FED-it prej 2%. Me uljen relative të rreziqeve ekonomike përtej detit, ekonomia amerikane pritet të ruajë një rrije të butë.
Në dhjetorin e vjetshëm FED-i parashikoi se në vitin 2017 , norma e interesit do të rritet me 0.75%. \"Kjo do të jetë një masë e përshtatshme me përmirësimin e vazhdueshëm të tregut të punës dhe kthimin e inflacionit në objektivin e parashikuar\", shtoi Yelleni.