18 Nëntor 2024

SHBA premtoi mbështetjen për zhvillimin ekonomik të Ukrainës

Washington, 11 qershor - Ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland premtoi mbështetjen e SHBA për zhvillimin ekonomik në Ukrainë dhe përpjekjet për të stabilizuar gjendjen në lindje.

Duke folur në Kiev, zonja Nuland uroi përsëri popullin ukrainas për zgjedhjen e tij \"të lirë dhe të drejtë\", që solli zotin Petro Poroshenko si president të vendit, duke e quajtur këtë një fillim të ri për Ukrainën:

\"... Tani fillon puna e vërtetë, e shërimit të vendit, e pastrimit, rindërtimit dhe ringjalljes së vendit, për t\'i dhënë popullit të Ukrainës një vend të unifikuar, dinjitoz, një vend demokratik evropian të begatë, që ai meriton,\"  tha zonja Nuland.

Zyrtarja amerikane tha se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 48 milion dollarë për të ndihmuar Ukrainën në aspektin e zhvillimit ekonomik, në reformat politike dhe kushtetuese dhe në përpjekjet kundër korrupsionit.

Zonja Nuland zhvilloi në Ukrainë një turne katërditor dhe iu bashkua Zëvendës Presidentit amerikan Joe Biden në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit Poroshenko të shtunën. Menjëherë pas ceremonisë, ata zhvilluan bisedime me presidentin e ri.

Ndërkohë, në një deklaratë të bërë sot, presidenti Poroshenko urdhëroi zyrtarët të krijojnë korridore për të lejuar njerëzit në Ukrainën lindore të largohen nga zonat ku ka patur luftime dhe të kalojnë në pjesë të tjera të vendit.

Presidenti tha se ai synonte shmangien e \"viktimave të reja\" ndërkohë që forcat e Ukrainës vazhdojnë të luftojnë për të rimarrë kontrollin e objekteve kryesore të qeverisë nga separatistët pro-rusë.

Ministria e jashtme e Ukrainës, tha dje se kishte arritur një \"mirëkuptim\" me Rusinë për fazat kryesore të një plani paqeje për t\'i dhënë fund luftimeve në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës, pranë kufirit rus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)