SHBA, plan 4 miliardë dollarësh për ekonominë palestineze
Washington, 27 maj - Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se është duke u zhvilluar një plan i mbështetur ndërkombëtarisht për ekonominë palestineze, që mund të jetë në vlerë prej 4 miliardë dollarësh.
Duke folur të dielën në Forumin Ekonomik Botëror në qytetin jordanez Al Shunah në Detin e Vdekur, Kerry tha se jemi në kërkim të mobilizimit të investimeve në vlerë prej 4 miliardë dollarësh në ndërtimin e turizmit.
Ai dha disa detaje të tjera, por tha se plani mund ta zgjerojë ekonominë palestineze deri në 50 për qind në tri vitet e ardhshme dhe do të shkurtojë papunësinë për pothuajse dy të tretat.
Megjithatë, Kerry tha se çdo gjë varet nga progresi paralel i paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.