SHBA: Paratë kesh do të shkojnë në histori
Washington, 12 korrik - Amerikanët gjithnjë e më pak e përdorin pagesën me para të gatshme, duke i dhënë epërsi pagesës pa para të gatshme.
Për shkak të kësaj, Ministria federale e Financave për herë të parë në 30 vitet e fundit vendosi ta zvogëlojë shtypjen e monedhave prej pesë dhe 10 dollarë, publikoi New York Times.
Sipas ekspertëve, tashmë mund të flitet për fillimin e fundit të pagesës me para të gatshme në SHBA, duke marrë parasysh faktin se me ndihmën e parave të vërteta është e pamundshme të paguhet malli në shitoret onlajn apo të blihet diçka në aeroplanët.
Në tekstin e gazetës bëhet e ditur se 36 për qind e vozitjes me taksi në New York paguhet përmes kartelave, derisa pjesa më e madhe e restoranteve të Menhetenit pranojnë pagesë vetëm përmes kartelave.
Ndryshe, kur bëhet fjalë për paratë monedha më e popullarizuar në SHBA dhe në botën e jashtme është ajo prej 100 dollarësh, shtypja e së cilës në 20 vitet e fundit rritet në mënyrë konstante dhe tani në botë ka rreth shtatë miliardë monedha me pamjen e Benxhamin Franklinit.