SHBA, papunësia ulet në nivele rekord
Washington, 3 korrik - Ekonomia amerikane vazhdon rimëkëmbjen dhe kjo konfirmohet edhe nga shifrat që tregojnë një ulje të papunësisë në 6.1 përqind, niveli më i ulët që nga shtatori i 2008, kur kriza financiare globale sapo kishte trokitur.
Departamenti i Punës dhe i Statistikave njoftoi se në qershor, ekonomia më e madhe në botë krijoi 288 mijë vende të reja pune.
Të dhënat shkojnë përtej parashikimeve më optimiste të specialistëve të cilët i shohin si një sinjal inkurajues për gjysmën e mbetur të vitit.
Në dy 3-mujorët e parë të këtij viti rimëkëmbja e ekonomisë amerikane u ul ndjeshëm dhe shifrat për hapjen e vendeve të reja të punës ranë po ashtu.
Specialistët fajësuan për këtë motin e keq që paralizoi pjesën veri-lindore të SHBA për muaj me radhë.
Vendet e reja më të mëdha të punës u hapën në shërbimet profesionale dhe sipërmarrëse me rreth 67 mijë të tilla e më pas në sektorin e shitjeve me 40 mijë vende të reja pune.
Parashikimet janë pozitive edhe sa i përket pagesave. Sipas Federal Reserve në fund të vitit, paga për orë e cdo punonjësi do të rritet mesatarisht me 2 përqind.