SHBA, papunësia u rrit në javën e parë të 2011
Washington, 14 janar - Raporte të reja tregojnë se ekonomia amerikane ka patur një rimëkëmbje jo të njëtrajtëshme nga recesioni.
Qeveria tha sot se numri i punonjësve që kërkuan asistencë për papunësinë u rrit në javën e parë të 2011.
Ndërkohë një kompani private parashikon se numri i pronarëve që humbën shtëpitë e tyre do të rritet me 20 përqind në 2011.
Rreth 3 milionë shtëpi kanë kaluar në pronësi të bankave që nga viti 2006 dhe kompania parashikon që ky numër të arrijë në 6 milionë në vitin 2013.
Në një raport tjetër, qeveria tha se defiçiti tregëtar pritet u pakësua në nëntor për herë të parë në 10 muaj.