SHBA: Papunësia në nivelin më të ulët që prej 5 vjetësh
Washington, 7 dhjetor - Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka rënë në 7 për qind, shifra më e ulët në 5 vjet.
Qeveria njoftoi sot se gjatë nëntorit punëdhënësit kanë shtuar 203 mijë të punësuar me pagesë të rregullt, më shumë nga sa kishin parashikuar disa ekonomistë.
Ky është një tregues se ekonomia më e madhe e botës po vazhdon të rimëkëmbet me hapa të sigurtë nga recesioni i thellë i vitit 2008.
Qeveria po ashtu njoftoi se tani në Shtetet e Bashkuara ka rrerth 10, 9 milionë të papunë, shifra më e uët që nga viti 2008.
një analist i ekonomisë tha se shifra e papunësisë mund të rriten, në se ligjvënësit në Washington vazhdojnë ta shtyjnë zgjidhjen e disa çështjeve financiare që lidhen me balancimin e buxhetit qeveritar dhe me pakësimin e borxhit afatgjatë që ka vendi.
Rezerva federale ka mbështetur drejtpërdrejt ekonominë e vendit, duke blerë në një muaj letra me vlerë prej 85 miliardë dollarësh, me synimin për ti mbajtur të ulëta normat e interesit dhe për të nxitur hapjen e vendeve të punës.