16 Janar 2025

SHBA: Papunësia bie në 7.7 për qind

Washington, 8 dhjetor - Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara u përmirësua muajin e kaluar duke e ulur papunësinë në 7 presje 7 për qind, niveli më i ulët në katër vjet.
 
Qeveria tha sot se stuhia Sandy pati pak ndikim në nivelin e punësimit gjatë nëntorit.
 
Niveli i papunësisë u përmirësua nga 7 presje 9 që ishte në tetor duke arritur në nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2008. 
 
Raporti i qeverisë thotë se faktori më i madh në rënien e nivelit të papuësisë është se shumë amerikanë nuk po kërkojnë më punë. Kur njerëzit e papunë nuk kërkojnë të punësohen ata nuk llogariten më sit ë papunë.
 
Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, po përmirësohet vazhdueshëm, por ngadalë. Qeveria thotë se 12 milion amerikanë vazhdojnë të jenë të papunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)