16 Nëntor 2024

SHBA ofron 45 milion dollarë kundër krizës keniane të refugjatëve

Washington, 5 maj - Qeveria amerikane ka bërë të ditur se do të ofrojë një fond prej 45 milionë dollarësh amerikanë për të ndihmuar Kenian në trajtimin e krizës komplekse të refugjatëve.

Ndihma vjen pas zotimit nga qeveria keniane për mbylljen e Kampit masiv të Refugjatëve \"Dadaab\".

Zotimi erdhi pas sulmit të muajit të kaluar në një kampus universitar nga anëtarët e grupit eksptremist \"Somali al-Shabaab\".

Zyrtarët e Kenias thanë se militantët kanë mbështetje nga brenda kampit Dadaab, ku janë strehuar rreth 600 mijë refugjatë somalezë.

Njoftimi për të ndihmuar Kenian erdhi nga vizita e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Kenia.

Gjatë vizitës së tij në vendin afrikan, Kerry ka zhvilluar bisedime të shumta me presidentin kenian Uhuru Kenyatta dhe zyrtarë të tjerë për mënyrat e luftimit të ekstremistëve al-Shabaab, që operojnë jashtë Somalisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)