SHBA ngre padi kunder bankës gjermane
Los Angelos, 5 maj - Pas qeverisë amerikane, ka ngritur padi kundër bankës gjermane "Deutsche Bank" edhe bashkia e qytetit Los Angelos për shkak të pazareve të saj me tregun e imobilieve në Shtetet e Bashkuara.
Qyteti kalifornian akuzon institutin financiar gjerman se i ka lënë të prishen shtëpitë e marra peng dhe po nxjerr banorët nga shtëpitë e tyre në kundravajtje me ligjin.
Për shkak të kësaj, rajone të tëra janë braktisur dhe është shtuar kriminaliteti.
Banka Gjermane i hodhi poshtë këto akuza. Ajo nuk është përgjegjëse për zbatimin e përmbarimit.
Qeveria amerikane akuzoi Bankën gjermane dhe simotrën e saj amerikane, Mortgagel IT për kritere të dyshimta në dhënien e kredive të hipotekës.