SHBA: Në plan të parë stimulimi i ekonomisë dhe punësimi
Washington, 13 gusht - SHBA pësoi rënie përkatësisht në import dhe eksport në muajin qershor. Sipas të dhënave të publikuara më 11 gusht nga Departamenti Amerikan i Tregtisë, deficiti tregtar u shtua në 53.1 miliardë dollarë, rekord pas tetorit të vitit 2008.
Rënia në eksporte u shkaktua nga uljen e eksportimit të produkteve bujqësore dhe të lëndëve të para.
Po më 22 gusht, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se në sfondin e paqartësisë për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, stimulimi i rritjes ekonomike dhe krijimi i sa më shumë vende pune, do të vihen në plan të parë të qeverisë amerikane.
Nga një sondazh i publikuar më 11 gusht nga gazeta \"Washington Post\", del se afro 74% e të anketuarve shprehën mungesë besimi për aftësinë e qeverisë amerikane në zgjidhjen e problemit ekonomik. Mungesa e besimit te qeveria amerikane u rrit me 21 pik, në krahasim me sondazhin e tetorit të kaluar.