SHBA ndihmon Ukrainën me 220 milionë dollarë
Washington, 16 qershor - Shtëpia e Bardhë do ti japë Ukrainës 220 milionë dollarë ndihma këtë vit, për të mbështetur reformat e saj ekonomike dhe politike.
Ndihma për vendin e shpartalluar nga lufta është bërë e ditur pasi nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka biseduar me telefon me kryministrin e Ukrainës, Volodymyr Hroysman.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se mjetet do ta ndihmojnë Ukrainën që të forcojë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit, të përforcojë themelet për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe tiu përgjigjet nevojave humanitare.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërcënuar se do të ngrijë të gjitha paratë e ndihmës nëse Ukraina nuk i kryen reformat.