17 Nëntor 2024

SHBA ndër vendet e pakta që nuk ofron leje lindjeje të paguar

Washington, 27 shkurt - Presidenti Obama dëshiron që bizneset amerikane dhe qeveria federale të fillojnë të ofrojnë leje të paguar nga puna për të gjithë punonjësit që janë prindër dhe për të sëmurët.

Një raport i OKB-së thotë se Shtetet e Bashkuara janë një ndër vendet e pakta në botë që nuk ofron leje lindjeje të paguar.

Vogëlushes Tilly dhe mamasë së saj Jenny Cheek u pëlqen të luajnë me kamiona lodre gjithë ditën.

Ndërsa Tricia Baldwin i fiton të ardhurat e saj duke punuar me to. Janë dy gra me dy këndvështrime të ndryshme për lejen e paguar nga puna:

“Pothuajse çdo vend tjetër i botës e ka gjetur mënyrën për ta bërë këtë realitet”, - thotë nëna Jenny.

“Është vetëm një tjetër kosto e shtuar, një tjetër faturë për kompaninë”, - thotë Tricia Baldwin e kompanisë “Reliable Contracting”.

Ligji amerikan u lejon prindërve deri në 12 javë leje pa pagesë, dhe bizneset nuk detyrohen të ofrojnë leje të paguar, megjithëse disa prej tyre e bëjnë këtë gjë në mënyrë vullnetare. Nuk ka detyrim ligjor për leje të paguar nga puna. 43 milionë amerikanë nuk e kanë fare këtë mundësi.

Gjatë fjalimit të tij të përvitshëm në Kongres, Presidenti Obama i kërkoi Kongresit të veprojë në këtë drejtim.

Një studim i Kombeve të Bashkuara tregon se Shtetet e Bashkuara, Papua dhe Guineja e Re, janë të vetme vende në botë pa detyrimin ligjor të leje së paguar nga puna për prindërit e rinj.

Anëtarja e Kongresit, Carolyn Maloney, dhe anëtarë të tjerë demokratë po propozojnë gjashtë javë leje të paguar nga puna për punonjësit e qeverisë federale.

Kjo do ta kishte ndihmuar Jenny Cheek, e cila mori leje të papaguar, dhe në vijim iu desh ta linte punën për të rritur vogëlushen Tilly:

“Nuk do të isha bërë dot një nënë e vëmendshme dhe e dedikuar, nëse çdo ditë do ta kisha patur mendjen se si do të paguaja faturat.”

Firma “Reliable Contracting”, ku punon zonja Tricia Baldwin, e ofron lejen e paguar nga puna si stimul për punonjësit që kanë punuar atje mbi pesë vjet. Zonja Baldwin thotë se nëse do të ofronte leje të paguar nga puna për të 400 punonjësit, kjo do të ishte shkatërruese për kompaninë e saj:

“Kemi rreth 85 vite që ekzistojmë në treg, dhe do të dëshironim të kujdeseshim për punonjësit tanë dhe t’i ndihmojmë ata t’ja dalin mbanë. Por, kjo gjë sa vjen dhe po bëhet edhe më e vështirë.”

Presidenti Obama, demokratët, dhe nënat, mund ta dëshirojnë një propozim të tillë legjislacioni. Por, disa thonë se nuk ka shanse të miratohet. Republikanët tashmë kontrollojnë kongresin, dhe ekspertët thonë se është e vështirë të jesh në të njëjtën kohë favorizues i biznesit dhe i familjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)