18 Nëntor 2024

SHBA ndan 30 miliardë dollarë për ekonomin e Afrikës

Washington, 6 gusht - Mbi 30 miliardë dollarë është shuma e angazhimit amerikan në Afrikë, e shprehur gjatë samitit të parë SHBA-Afrikë, që po zhvillohet në Uashington.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë kjo do të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit mes ekonomisë më të madhe të botës dhe kontinentin afrikan.

Presidenti Obama njoftoi se 7 miliardë dollarë do të shërbejnë për nxitjen e financimeve të reja të eksporteve amerikane si dhe të investimeve në Afrikë, në kuadër të fushatës \"Doing Business in Africa\"(DBIA), gjatë forumit të biznesit, në kuadër të samitit SHBA-Afrikë, raportoi të martën Shtëpia e Bardhë.

Nga ana e tyre kompanitë amerikane kanë njoftuar për marrëveshje dypalëshe në fushën e energjisë së pastër, aviacionit, sistemit bankar dhe në ndërtim, që kapin vlerën prej më shumë se 14 miliardë dollarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)