07 Nëntor 2024

ShBA miraton projektligjin për uljen e taksave

Washington, 20 dhjetor - Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka miratuar një projektligj të paraqitur nga republikanët, për reformimin e sistemit të taksave në ShBA për herë të parë në tre dekada. Projektligji ul taksat mbi të ardhurat për korporatat dhe individët, ndërsa pritet të shtojë deficitin buxhetor dhe pabarazinë e të ardhurave.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders thotë se ata që do të përfitojnë janë amerikanët e shtresës së mesme, por theksoi se qëllimi "gjatë gjithë kohës" ka qenë ndihma për të gjithë:

"Ky është një favor për Amerikën. Kjo është një paketë taksash që ka si përparësi ndihmën ndaj shtresës së mesme, dhe sigurisht që e bën një gjë të tillë. Kjo është ajo që donim, të përfitonin të gjithë amerikanët, dhe ky ka qenë fokusi gjatë gjithë kohës, prandaj kemi vazhduar ta nxitim një gjë të tillë. Kjo ka qenë përparësia e presidentit."

Projektligji, që parashikohet të ketë një kosto prej 1.5 trilion dollarësh, pakëson normën e tatimit për korporatat nga 35 për qind në 21 për qind, si edhe ul taksat për amerikanët më të pasur, duke bërë edhe ulje më të vogla të taksave për pjesën më të madhe të të tjerëve.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët, e ka miratuar projektligjin me 227 vota pro dhe 203 kundër. Të gjithë demokratët dhe 12 republikanë votuan kundër tij.

Tani projektligji do të shkojë në Senat, ku do të bëhet votimi përfundimtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)