07 Nëntor 2024

SHBA miraton një projektbuxhet prej 4 trilionë dollarësh për vitin 2018

Washington, 27 tetor - Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projektbuxhet prej 4 trilionë dollarësh për vitin fiskal 2018, një hap më pranë miratimit të një ligji të republikanëve për shkurtimin e taksave.

Projektbuxheti u miratua me një diferencë të vogël votash, 216 me 212; të gjithë ligjvënësit demokratë votuat kundër tij, ashtu sikurse edhe 20 republikanë. Kjo tregoi se edhe në mesin e republikanëve ka patur dyshime në lidhje me ligjin e taksave.

Miratimi i buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve i hap rrugën miratimit të ligjit të taksave në Senat, edhe pse mbetet ende për t’u marrë një vendim lidhur me disa çështje të vështira që lidhen me të.

Miratimi i buxhetit është një fitore për Presidentin Donald Trump dhe udhëheqësit republikanë në Kongres, të cilët janë zotuar ta rishkruajnë ligjin e taksave, një përpjekje që nuk ka mundur të realizohet në më shumë se katër dekada.

Plani i taksave i republikanëve kundërshtohet nga demokratët, të cilët thonë se nga ai do të përfitonin kryesisht të pasurit dhe korporatat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)