SHBA miraton buxhetin ushtarak prej 577 miliardë dollarë
Washington, 13 dhjetor - Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar buxhetin ushtarak për vitin 2015, i cili kap vlerën prej 577 miliardë dollarësh.
Senati ka kaluar legjislacionin me 89 vota për dhe 11 kundër, pas miratimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, javën e kaluar.
Tani pritet që presidenti Barack Obama ta nënshkruajë atë.
Ligji parasheh buxhetin bazë të Pentagonit prej 496 miliardë dollarësh, plus edhe afro 64 miliardë dollarë për konfliktet jashtë vendit.