19 Nëntor 2024

SHBA miratoi rritjen e kulmit të borxhit

Washington, 12 shkurt - Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) e ka miratuar masën e rritjen së kulmit të borxhit për një vit.

Ky legjislacion e lejon Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të vazhdoj të marrë borxh, deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, në mënyrë që të mund të paguhen borxhet aktuale, që vlerësohen se janë 1700 miliardë dollarë.

Kjo masë u miratua mbrëmë vonë me 221 për dhe 201 vota kundër. Prej republikanëve për këtë masë votuan vetëm 28 përfaqësues, përfshirë edhe kryesuesin e Dhomës, John Boehner.

Megjithqë votimi ishte tejet i ngushtë, kjo lëvizje është parë si një fitore e vogël në Kongresin e ndarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)