SHBA: Miratohet reforma për tregun financiar
Washington, 1 korrik - Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar projektligjin për reformat e tregut financiar. Me këtë ligj do të shmanget një përsëritje e krizës financiare si ajo e vitit 2007 deri në 2009.
Bankat dhe investorët në SHBA duhet të përshtaten në përputhje me kërkesat e rrepta dhe të lejojnë më shumë transparencë.
Projektligji duhet të miratohet edhe në senat. Me një miratim në të dyja dhomat e Kongresit llogaritet jo para mesit të korrikut.
Për të siguruar mbështetjen e nevojshme të disa republikanëve, demokratët hoqën dorë në këtë projektligj nga tatimet e diskutueshme të bankave në volumin prej rreth 18 miliardë dollarësh.
Për presidentin Barack Obama reforma e tregut financiar është një nga projektet politike më të rëndësishme.