SHBA merr vlerësimin maksimal të agjencisë së kreditimit “Fitch”
Washington, 22 mars - Agjencia e vlerësimit të kredisë “Fitch Ratings” njoftoi sot notën maksimale “AAA’ për SHBA-në edhe pse kishte parashikuar ta ulte në vjeshtë për shkak të bllokimit në Kongres të tavanit të borxhit të vendit.
Agjencia e vlerësimit të kredisë “Fitch Ratings” njoftoi sot notën maksimale “AAA’ për SHBA-në edhe pse kishte parashikuar ta ulte në vjeshtë për shkak të bllokimit në Kongres të tavanit të borxhit të vendit.
Kjo shifër e cila ishte në shqyrtim në mes të muajit shtator me perspektivën e një uljeje të mundshme, tashmë arriti një normë të qëndrueshme, çka do të thotë që ”Fitch” nuk parashikon më ta ndryshojë për një afat të mesëm kohor.