SHBA, merr fund kriza e borxheve
Washington, 4 gusht - Presidenti amerikan, Barack Obama, nënshkroi ligjin mbi pakësimin e shpenzimeve qeveritare dhe mbi rritjen e kufirit të borxhit, pas aprovimit nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.
Megjithëse kriza e borxheve në SHBA është zgjidhur, investuesit nuk kanë hequr shqetësimet për perspektivën e zhvillimit ekonomik të SHBA-së.
Më 2 gusht, Kompania e vlerësimit, Fitch Ratings dhe kompania Moody\'s, deklaruan se nuk do të ndryshojnë shkallën e vlerësimit të besimit për aftësinë e SHBA-së për të paguar kredidhënësit, por, ato e përcaktojnë perspektivën e SHBA-së si \"negative\".