SHBA, Mbi 200.000 vende pune janë hapur në sektorin privat
Washington, 1 prill - Punëdhënësit amerikanë në sektorin privat në muajin mars kanë hapur 201.000 vende të reja pune, bëhet e ditur në raportin e agjencisë së pavarur ADP.
Numri i përgjithshëm i vendeve të sapohapura të punës në SHBA në muajin mars arrin 208.000, ndonëse sipas disa të dhënave jozyrtare, kjo shifër mund të arrijë edhe deri në 217.000 vende të reja të punës.
Të dhënat zyrtare për gjendjen momentale në tregun e punës Qeveria amerikane pritet ti publikojë nesër.