SHBA mbeshtet luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar
Korrupsioni nuk ka vend në këtë shoqëri. Nuk dua të përqendrohem në ndonjë rast specifik. Por, në përgjithësi, ne qëndrojmë pas EULEX-it, si mision që ka për qëllim të sigurojë sundimin e ligjit në Kosovë, tha Filip Gordon.
Gordon tha po ashtu se nëse përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë përgatiten të ulen së bashku dhe fillojnë të ballafaqohen me zgjidhjen e shumë çështjeve teknike, Shtetet e Bashkuara do ti përkrahin dhe janë të gatshme ti lehtësojnë këto bisedime teknike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë pranë jush në çdo sfidë me të cilën ballafaqohet Kosova, tha sot në Prishtinë z.Philip Gordon, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, gjatë një takimi me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Gordon konfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të SHBA për Kosovën në të gjitha zhvillimet politike dhe diplomatike.
SHBA asnjëherë nuk pranojnë dhe janë kundër bisedimeve për statusin apo integritetin territorial të Kosovës, sepse Kosova është shtet i pavarur me të gjitha atributet e shtetit, tha në vijim Gordon.
Kosova dhe Serbia janë dy shtete fqinje, të pavarura dhe sovrane dhe mund të bisedojnë vetëm mbi këtë bazë, tha Gordon.
Duke përsëritur edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për vendin tonë, z.Gordon tha se SHBA ka punuar dhe po punon aktivisht që numri i njohjeve për Kosovën të rritet.
Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi kanë falënderuar z.Gordon për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin Republikës së Kosovës.
Mes të tjerash, në takim, ata theksuan raportet e mira që Republika e Kosovës ka me të gjitha vendet fqinje, përveç Serbisë. Ata thanë se Republika e Kosovës është e gatshme për të biseduar me Serbinë për një varg çështjesh praktike, si lëvizja e lirë e qytetarëve, luftimi i krimit të organizuar e çështje të tjera, por asnjëherë për statusin e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, tha se Kosova, duke i ditur raportet e brendshme politike në Serbi, nuk insiston që Beogradi në këtë fazë ta njohë zyrtarisht Kosovën.
Por, sipas tij, këto dallime nuk do të duhej ta pengonin Serbinë që të ulet dhe të bisedojë me Kosovën si shtet fqinj për disa çështje që janë në interes të të dyja shteteve.
Ne nuk insistojmë që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën. Por, mosnjohja zyrtare nuk duhet ta pengojë atë që me Kosovën të bisedojë si me një fqinj, me Kosovën të bisedojë si një vend me të cilin është e detyruar të jetojë në kufi, për çështje të ndryshme, të shumta, të interesit të ndërsjellë.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të çonte mesazhe pozitive edhe në Ballkanin perëndimor, edhe më tej në strukturat e BE-së dhe në strukturat e NATO-s, tha