15 Janar 2025

SHBA: Ligjvënësit zbutin qendrimet për buxhetin

Washington, 26 nëntor - Ligjvënësit amerikanë nuk po mbajnë qendrime intransigjente në negociatat për borxhin, qëllimi i të cilave është gjetja e alternativave për mosngritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve që do të hynë në fuqi automatikisht më 1 janar.

Demokratët dhe republikanët thonë se duhet të miratojnë masa që nuk do t’i kënaqin mbështetësit e tyre në bazë për të shmangur “katastrofën fiskale” dhe për të ulur deficitin buxhetor prej një trilion dollarësh.
 
Kongresisti republikan Pitër King e diskutoi këtë çështje në programin Meet the Press të kanalit televiziv NBC.
 
“Ne nuk duhet të mbajë qendrime të ngurta”.
 
Kësaj pikpamje i bëri jehonë edhe Senatori demokrat Riçard Dërbin në programin This Week të kanalit televiziv ABC.
 
“Duke e hedhur gjithçka në tavolinë, ne mund ta zgjidhim problemin”.
 
Specifikisht, disa ligjvënës republikanë thonë se ata janë të gatshëm të lënë mënjanë zotimet e viteve të shkuara se nuk do të votonin kurrë për ngritjen e taksave, por do të punon për uljen e deficitit vetëm nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve. Senatori republikan Lindsi Graham foli gjithashtu në programin This Week:
 
“Unë do ta shkel zotimin për mosngritjen e taksave. Republikanët duhet ta hedhin çështjen e të ardhurave në diskutim”.
 
Po ashtu, Senatori Dërbin tha se demokratët duhet të rezikojnë edhe duke zëmëruar bazën e tyre mbështetëse duke përqafuar reforma për uljen e kostos së programeve për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pensionistët.
 
“Ne duam që Medicare të ekzistojë për të moshuarit sot dhe nesër. Ne mund të zbatojmë reforma të mirëqëna pa kompromentuar integritetin e programit”.
 
Megjithatë mosmarrëveshjet mes dy partive për këtë çështje janë ekzistente. Republikanët thonë se mënyra më e mirë për të shtuar të ardhurat janë kufizimet e zbritjeve nga taksat, në vend që të grihen taksat për të pasurit, siç kërkojnë Presidenti Barak Obama dhe ligjvënësit demokratë. Ndërsa demokratët janë dakord se kostoja e Medicare-it duhet kontrolluar, ata kundërshtojnë propozimet e republikanëve për reformimin e përgjithshëm të programit.
 
Por qendrimet e ngurta partiake janë zbutur, krahasuar me negociatat për borxhin vitin e kaluar që nuk arritën në marrëveshje, gjë që solli uljen e vlerësimit për kreditin e Shteteve të Bashkuara. Edhe një herë kongresisti Pitër King:
 
“Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, udhëheqësi i shumicës në Senat dhe presidenti  do të diskutojnë sëbashku për të gjetur mënyrën më të mirë për uljen e borxhit. Unë nuk dua të paragjykoj asgjë. Ne nuk mund ta injorojmë katastrofën fiskale. Ne duhet t’i tregojmë botës pjekurinë tonë. Zgjedhjet morën fund”.
 
Për vite me radhë sondazhet e opinionit kanë treguar se amerikanët e kanë dashur sëtepërmi kompromisin dhe bashkëpunimin dypartiak më tepër se sa intransigjencën ideologjike  dhe bllokimet në Uashington. Ekonomistët thonë se Shtetet e Bashkuara rezekohen nga një tjetër recesion ekonomik, nëqoftëse nuk arrihet marrëveshje për borxhin, para se të hynë në fuqi automatikisht ngritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)