SHBA krijon një agjenci të re për investime ndërkombëtare
Washington, 22 tetor - Presidenti Trump ka nënshkruar një projekt-ligj që themelon një agjenci të re për investimet e huaja e cila synon të lehtësojë kreditimin privat prej 60 miliardë dollarësh të projekteve infrastrukturore në vendet në zhvillim.
Disa e shohin këtë si një kthesë për një president që ka bërë fushatë për strategjinë "Amerika e para" ku propozohej shkurtimi i fondeve për ndihmë ndërkombëtare.
Agjencia e re krijohet për t’iu kundërvënë ndikimit në rritje të Kinës në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Stacioni Furi-Lebu pranë Addis Abebës në Etiopi, është një ndalesë kryesore në sistemin e parë modern hekurudhor të Afrikës nën-Sahariane. Ai lidh Etiopinë me daljen në det në portet e Gjirit të Adenit dhe Detit të Kuq.
Projekti i infrastrukturës masive u ndërtua me fonde kineze.