SHBA kontribuon në krijimin e institucioneve të vet qëndrueshme në Kosovë
Prishtinë, 10 janar - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim shefen e Njësisë për Ekonomi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Lori Michaelson.
Në këtë takim, drejtori Murtezaj njoftoi znj. Michaelson për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.
Në takim u diskutua edhe për disa reforma që janë në proces të implementimit në administratën tatimore, të cilat mund të jenë fusha potenciale të përkrahjes nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E nga ana tjetër, znj. Michaelson, potencoi që janë të interesuar të kontribuojnë në aspektin e krijimit të institucioneve të vetqëndrueshme në Kosovë.