SHBA: Kompanitë private shtuan vendet e punës
Washington, 6 tetor - Njoftimet e lajmeve bëjnë të ditur se disa kompani private në Shtetet e Bashkuara kanë shtuar në masë modeste numrin e vendeve të punës gjatë muajit të kaluar, megjithëse punëdhënësit kanë shkurtuar ndjeshëm buxhetin e pagave.
Një kompani e menaxhimit të borderove, Atomatic Data Processing, thotë se korporatat private kishin shtuar 91 mijë vende të reja pune në shtator, një rritje e vogël krahasuar me gushtin.
Po sipas kësaj firme, pjesa më e madhe e këtyre vendeve të reja të punës ishte hapur nga kompanitë e vogla dhe të mesme.
Ndërkaq, kompania e shërbimeve për personel, Challenger, Gray & Christmas tha se punëdhënësit kishin njoftuar muajin e kaluar plane për të shkurtuar afro 116 mijë punonjës shifra më e lartë në 2 vjet e gjysmë.
Sipas kësaj kompanie, afro 70 për qind e shkurtimeve ishin nga dy organizata, kompania private Bank of America dhe ushtria amerikane.