06 Nëntor 2024

ShBA kërkon marrëdhënie më të ekuilibruara ekonomike me Kinën

Pekin, 10 shkurt - Shefi i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson i shprehu me këmbëngulje homologut kinez, Yang Jiechi nevojën për të arritur në një marrëdhënie ekonomike të drejtë dhe të ekuilibruar.
 
“Dy krerët rikonfirmuan gjithashtu angazhimin e presidentëve, Donald Trump dhe Xi Jinping në mbështetje të mbajtjes së presionit kundër programeve bërthamore dhe balistike të paligjshme të Koresë së Veriut”, njoftoi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert për shtypin.

“Ne shpresojmë që Kina do të bëjë më shumë sepse ne e dimë që ajo mund të bëjë më shumë”, shtoi ajo.

Pyetur për zhvillimin e diskutimeve me Yang Jiechi, këshilltar i Shtetit dhe drejtues i vërtetë i diplomacisë kineze, ajo theksoi se ShBA-ja preferonte t’i mbante private bisedat me disa vende, përfshirë dhe Kinën.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Hsinhua”, Yang ka mbajtur qëndrimin zyrtar të Pekinit duke kujtuar se çështja koreane duhet zgjidhur nëpërmjet dialogut dhe negociatave.

Kina mbron idenë për një ndërprerje të njëkohshme të testeve bërthamore nga Pheniani dhe manovrave ushtarake amerikano-koreanojugore, gjë që është refuzuar nga Uashingtoni.

“Në bisedën e tij me Rex Tillerson, Yang Jiechi kërkoi përveç të tjerave riforcimin e koordinimit të dy fuqive me çështjet ndërkombëtare të rëndësishme”, shtoi media shtetërore kineze, pa dhënë shumë detaje.

“Ne kemi një marrëdhënie konstruktive me Kinën, ne kemi një shkëmbim të ideve dhe informacioneve”, theksoi Nauert duke kujtuar se Donald Trump kishte shprehur shumë qartë shqetësimet për sa i përket tregtisë dhe deficitit tregtar të ShBA-së me gjigantin aziatik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)