29 Prill 2025

SHBA kërkojnë investime të huaja për rigjallërimin e ekonomisë

Washington, 1 nëntor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po ndërmarrin një përpjekje të re për të tërhequr më shumë investime të huaja për rigjallërimin e ekonomisë amerikane.
 
President Barack Obama njoftoi sot planet për të filluar një përpjekje për të tërhequr më shumë kompani të huaja, veçanërisht ato biznese që do të zgjeronin tregun e punës. Deri tani, misione të tilla u janë lënë në dorë shteteve të veçanta dhe qyteteve të mëdha.
 
Shtëpia e Bardhë tha se do të përdorë programin SelectUSA për ta bërë krijimin e vendeve të punës nga investimet e huaja një përparësi për ambasadat amerikane.
 
Presidenti dhe zyrtarë të ekonomisë po zhvillojnë sot dhe nesër takimin e parë të nivelit të lartë të Investimeve, një ngjarje që ka tërhequr 1,200 vizitorë nga 60 vende të ndryshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)