SHBA kërkohet patjeter rrijta e taksave ndaj amerikanëve të pasur
Washington, 3 dhjetor - Negociatori kryesor për buxhetin i Presidentit Obama thotë se nuk do të ketë një marrëveshje për parandalimin e së ashtuquajturës katastrofë fiskale, pa një vendim të ligjvënësve për rrijten e taksave ndaj amerikanëve të pasur.
Në një intervistë që dha sot, Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner tha se kjo do ishte mënyra e vetme që administrata Obama të punonte me republikanët në Kongres për parandalimin e krizës së fund-vitit lidhur me shpenzimet qeveritare dhe politikat fiskale.
Në se nuk arrihet një marrëveshje për planin e zotit Obama, shkurtimet e shpenzimeve dhe rritja e taksave, një paketë me vlerën e 660 miliardë dollarëve do të hyjë në fuqi më 1 janar, duke shtuar kështu rrezikun që ekonomia amerikane mund të zhytet përsëri në recesion.
Të enjten zoti Geithner i paraqiti udhëheqësve të Kongresit planin e Presidentit Obama, që përfshin zgjerimin e afatit për shkurtimin e taksave për të gjithë amerikanët, me përjashtim të familjeve me të ardhura më të mëdha se 250 mijë dollarë në vit.
Megjithatë, Kryetari i Dhomë së Përfaqësuesve John Boehner, e hodhi poshtë pa humbur kohë propozimin e Presidentit, si jo serioz, duke thënë se negociatat për këtë çështje tashmë kanë ngecur.